E Hënë - E shtunë10:00 - 20:00
AdresaD6/11 Mark Dizdari, Prishtinë 10000

Shëndetësia jonë në sfidat e pandemisë Covid-19!

August 19, 20260
Numri i vdekjeve në Kosovë këto javët e fundit për çdo ditë, ngjanë në pësimet e luftës së zakonshme. Edhe numri i infektimeve është tejet shqetësues. A duhet ta mbajmë vlerësimin se, deri ta zhdukim Covid-19, frontin e angazhimeve dhe qasjeve, duhet ta kemi si në një front lufte. Pa tjetër se po. Vetëm nënçmimi i kësaj gjendjeje, qoftë dhe vetëm për një çast, do të ketë pasoja afatgjata. Kjo u pa me rastin e uljes së vëmendjes ndaj rrezikut nga kjo pandemi, kur u lejuan një varg veprimtarish, pa kufizime minimale të nevojshme. Vlerësimet dhe vendimet e ekspertëve shëndetësor, aktualisht duhet të jenë autoritetet supreme, me fuqi bindëse për çdo institucion shtetëror.
Duke frekuentuar katër Klinika në dy role profesionale në SHSKUK: në Klinikën e Nefrologjisë, në Njësinë e Hd, në Intenziven qendrore, në Mjekësinë sportive dhe në Infektive si infermiere. Ndërsa në Klinikën e stomatologjisë në programin e sëmundjeve të dhëmbit me endodoncion si, dr e Stomatologjisë. Në të gjitha këto angazhime, po ndeshem me një mori rastesh të zakonshme e me dukuri të pa zakonshme në këtë kohë të jashtëzakonshme, të krijuar nga Covid-19, i cili ka ndryshuar jetën tonë të përditshme në përgjithësi dhe në veçanti gjendjen shëndetësore, këtu në këtë Kosovë të vogël e me derte të mëdha, sikur edhe në tërë globin e madh me gjithfarë sfida, por në krye të tyre qëndron Covid-19, nga fillim viti 2020
Sikur në gjithë globin, edhe të ne në Kosovë, ka një fokusim institucional dhe një përkushtim të profesionistëve shëndetësor. Kjo shtresë e shoqërisë me kualifikimin përkatës, si këtu në Kosovë dhe në çdo pjesë të botës, ka qenë e respektuar gjithmonë, por tani këtu në Kosovë dhe gjithandej në rruzullin tokësor, janë heronj të kësaj kohe. Si të tillë duke qenë me këtë epitet, kanë detyrime specifike dhe natyrisht se duhet të shkrijnë edhe atomin e fundit në përkushtim gjatë kujdesit profesional, pa krijuar zhgënjime në asnjë rast.
Ajo që duhet të merr vëmendjen e personelit shëndetësor të dy niveleve, është paniku dhe shqetësimi i së cilit pacient që preket nga kjo epidemi, nga droja për shkallën e infeksionit dhe për pasojat e mundshme. Gjithashtu ka sjellje dhe qëndrime te personeli shëndetësor që në përvojën e deri tashme nuk i kam hasur dhe madje as që i kam vërejtur, por tani janë bërë shprehi e përditshmërisë te pjesa më e madhe e tyre. Ky tipizim nuk i nderon gjithnjë dhe në këtë aspekt, duhet të rrisin vëmendjen dhe duhet të ndryshojnë doemos.
Gjithashtu edhe pajisja me teknikë e teknologji mjekësore dhe furnizimi me medikamente në SHSKUK nuk ka qenë asnjëherë më mirë sikur tani. Megjithatë, disa mungesa evidente që lehtësojnë shërbimet shëndetësore dhe rrisin cilësinë e përkushtimit tonë, nuk guxojnë të mungojnë asnjëherë në Klinikat e Kosovës dhe as në Qendrat e Mjekësisë familjare ngado që janë.
Megjithatë, shërbimet profesionale ditë e net në SHSKUK dhe përkushtimet e pa reshtur, nuk janë të mjaftueshme, për gjithë këtë numër të madh të pacientëve. Është e nevojshme që numri i pranuar i personelit të ri, të rritet sërish dhe Ministria e shëndetësisë duhet të kërkoj nga ekspertët shëndetësor, e nga ekipe që e përcjellin funksionimin e shërbimeve shëndetësore në tërë Republikën e Kosovës, që të evidentojnë nevojat për mjekë e infermier të tjerë.
Për kontingjente shtesë, nuk duhet të diskutohen as fondet e as procedura tjera që në jetën normale kërkohet të respektohen. Numrit të madh të profesionistëve shëndetësorë të pa punësuar në Kosovë, po t’i kërkohet edhe pa paga do të angazhoheshin në dhënien e shërbimeve të nevojshme. Por megjithëse është nevojë emergjente në këtë front të hapur me jetën e kërcënuar nga rreziku, nuk duhet të diskutohen fondet buxhetore edhe për këtë armatë vullnetmirë e të pa punësuar deri tani.
Për këtë arsye do te duhej të bëhej angazhimi i tyre me programim nga ekspertët shëndetësor të institucioneve përgjegjëse nga Ministria e shëndetësisë, për kohë të caktuar deri në zhdukjen e plotë të pandemisë Covid-19. Deri në këtë arritje, asnjë prioritet tjetër para këtij, nuk guxon ta ketë shoqëria jonë.
Si motivim shtesë për personelin shëndetësor, ligji për paga do të duhej të kalonte procedurat e duhura dhe të funksonalizohej sa më shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://dukajdent.com/wp-content/uploads/2026/08/DUKAJ-DENT-logo-horizontal-1200x284-transparent.png
bt_bb_section_top_section_coverage_image